Kreu i Parlamentit Afrim Gashi takoi ambasadoren e Kinës

featured
Press Online
28 Janar 2026, 19:41

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se ka zhvilluar takim me Ambasadoren e Republikës Popullore të Kinës, Sh.S. Xhiang Siaojan.
Kisha kënaqësinë të zhvilloj një takim me Ambasadoren e Republikës Popullore të Kinës, Sh.S. Xhiang Siaojan, gjatë të cilit diskutuam mbi marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona. U theksua rëndësia e dialogut të vazhdueshëm politik dhe e bashkëpunimit në kuadër të marrëdhënieve parlamentare dhe formateve multilaterale.
Shpreha mirënjohje për kontributin e vazhdueshëm të Ambasadës në zhvillimin e vendit, si dhe riafirmova gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejshëm konstruktiv.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter