Bllokada e re në Këshillin Prokurorial, kërkohet reagim nga BE-ja

featured
0
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Tre anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës, do të kërkojnë edhe njëherë nga ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj që të thërras mbledhje të këtij Këshilli.

Ndonëse nuk kanë hequr dorë nga kërkesa e tyre, që fillimisht të certifikohet rezultati i zgjedhjes së anëtarit prokuror, të njëjtit presin reflektim të tij.

Visar Krasniqi, anëtar i KPK-së, nga radhët e shoqërisë civile thotë se duhet të ketë reagim edhe të partnerëve ndërkombëtar sepse po bllokohet puna e KPK-së.

“Do të kërkojmë për një datë sa më shpejtë të jetë emundur të e thërrasim takimin sepse ai është ndërprerë në mënyrë arbitrare dhe të shohim a po reflekton z.Qalaj, të them të drejtën kjo cka po ndodh i tejkalon suazat e normales sepse ju e dini në vitin e kaluar kur nga data 20 nëntor nuk ka pasur aktivitet normal në Këshill dhe nga 7 prokuror sa ka zyra e kryeprokurorit të shtetit u zgjodh i njëjti dy herë të jetë i propozuar që të marr këtë drejtim flet se kjo është një mendësi i njëjtë nga një përbërje paraprake që po vazhdon prarë”, ka thënë Visar Krasniqi – Anëtar i KPK-së.

Këshilli Prokurorial ditë më parë ka mbajtur mbledhjen e parë për këtë vit, e që është udhëhequr nga ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, meqë Ardian Hajdarajt i ka skaduar mandati.

Krasniqi ka kritika për qasjen e Qalajt në këtë mbledhje.

“U shpërfaq një sjellje shumë arbitrare shumë abuzive nga ana abuzive e kryesuesit sepse e para ka obligim që agjenten me konsulltu me anëtarët e Këshillit dhe në rast se anëtarët e Këshillit kanë propozime të reja dhe ajo bëhet me shkrim ajo nuk ka më diskrecion kur një shumicë prej 5 anëtarëve 3 anëtarve kërkuam që të përfshihet një pikë e rendit të ditës”, ka thënë Visar Krasniqi – Anëtar i KPK-së.

Televizioni ka provuar të marr një qëndrim për këtë edhe nga Zyra e Qalajt por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Kritika ndaj Qalajt, për mënyrën e udhëheqjes së kësaj mbledhje patën edhe organizatat e shoqërisë civile, të cilët kanë bërë thirrje që të gjithë anëtarët t’i përmbushin obligimet e tyre ligjore.

https://www.youtube.com/watch?v=maYR8Y6Kitg

Bllokada e re në Këshillin Prokurorial, kërkohet reagim nga BE-ja
+ - 0

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *