Shoqata e Gjykatësve të Republikës së Maqedonisë së Veriut njoftoi se po i ndjek me vëmendje zhvillimet lidhur me rastin e gjykatësit të Apelit Gjoko Ristovit, duke shprehur njëkohësisht mbështetje për institucionet kompetente në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Nga Shoqata presin që hetimi të zhvillohet në mënyrë të thellë, të saktë dhe pa selektivitet, me respekt të plotë të procedurave ligjore dhe me përcaktimin e të gjitha fakteve dhe rrethanave relevante.
“Në rast të dëshmimit të korrupsionit, Shoqata e Gjyqtarëve distancohet qartë dhe pa mëdyshje nga çdo gjykatës apo bartës i funksionit gjyqësor i korruptuar, i cili me veprimet e tij të paligjshme e cenon reputacionin dhe integritetin e sistemit gjyqësor”, thuhet në komunikatë.
Njëkohësisht, Shoqata apelon që të mos bëhen përgjithësime që e minojnë më tej besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë, duke theksuar se gjyqtarët e ndershëm dhe profesionalë përbëjnë shumicën dërrmuese në gjyqësor.






