Lotaria Shtetërore gjatë vitit të kaluar e konfirmoi rolin e saj si një mbështetëse e rëndësishme e kulturës dhe sportit në Maqedoninë e Veriut. Përmes veprimtarisë së saj afariste, e cila është në simbiozë me përgjegjësinë shoqërore, kompania dëshmon përkushtimin ndaj së mirës së përbashkët dhe forcon pozicionin e saj si anëtare aktive e shoqërisë dhe partnere në zhvillimin e saj.
Përmes organizimit të përgjegjshëm të lojërave të fatit për qytetarët mbi 18 vjeç, Lotaria Shtetërore e konfirmon misionin e saj të orientuar drejt interesit të përgjithshëm. Çdo pjesëmarrje në lojërat e fatit përfaqëson një përfitim për të gjithë komunitetin, pasi mjetet financiare investohen në iniciativa kulturore, sportive dhe humanitare që pasurojnë jetën shoqërore dhe krijojnë vlera të qëndrueshme.
Gjatë vitit 2025, kompania ishte e pranishme në një sërë ngjarjesh kulturore, ndër të cilat: “Zlatna Bubamara e Popullaritetit”, festivali “Vidik”, gara ndërkombëtare e vallëzimit “E-motion Dance Competition” dhe shfaqja gjithëpërfshirëse e vallëzimit “Ëndrra e një fëmije”, e organizuar nga studioja e vallëzimit “Eureka”; koncertet e Placido Domingo, Massive Attack, Nick Cave, Jason Derulo; paraqitja e Armin van Buuren; Festivali i Birrës në Prilep; koncertet e Vejçesllav Popovskit, Area, Ana dhe Igor Durlovski; koncerti i Vitit të Ri i Simon Trpçeskit; performanca e Mahmut Orhan, si dhe koncertet e Vitit të Ri të Sarah Mace & The Girlzz dhe festa e madhe e Vitit të Ri në Sheshin “Maqedonia”.
Përveç kulturës, Lotaria Shtetërore tradicionalisht është një mbështetëse e fuqishme e sportit, i cili gjithnjë e më shumë njihet si një motor i rëndësishëm i ndryshimeve pozitive shoqërore dhe si një faktor me ndikim të madh te brezat e rinj, çka thekson nevojën për mbështetje të vazhdueshme të aktiviteteve sportive. Në vitin 2025, kompania ofroi mbështetje për FK Prevalec, FK Teteks, RK Prolet, RK Aerodrom, MKK Kumanovë, KK MZT Shkup Aerodrom, Jakovlevski Pro Basketball Training, OK Nakovski Volej, KBK Viking, Klubin e Karatesë Aerodrom, Federatën e Futbollit të Maqedonisë, si dhe Festivalin Veteran të Shahut të organizuar nga SHKV “Shkup 72”, duke konfirmuar përkushtimin e saj ndaj zhvillimit të sportit dhe rolit të tij në forcimin e komunitetit.
Kompania investon gjithashtu në iniciativa humanitare dhe shëndetësore, ndër të cilat mbështetjen për SOS Fshatin e Fëmijëve dhe Qendrën Shëndetësore në Vevçan, duke dëshmuar angazhimin e saj ndaj komunitetit dhe nevojave të tij.
Me këto aktivitete, Lotaria Shtetërore e forcon më tej rolin e saj si kompani që jo vetëm organizon lojëra fati, por edhe kontribuon aktivisht në zhvillimin kulturor, sportiv dhe shoqëror të Maqedonisë së Veriut.
Përmes mbështetjes së vazhdueshme të iniciativave lokale dhe bashkëpunimit me institucionet, Lotaria Shtetërore ndërton reputacionin e saj si një partner i besueshëm, që e njeh rëndësinë e trashëgimisë kulturore dhe sportive. Kjo strategji e pozicionon kompaninë si një nxitëse të ndryshimeve pozitive dhe si shembull të përgjegjësisë korporative në vend.
Me një vizion të qartë për të ardhmen, Lotaria Shtetërore mbetet e përkushtuar në krijimin e vlerave që do ta përparojnë komunitetin, do ta inkurajojnë brezin e ri dhe do ta forcojnë rolin e kulturës dhe sportit si themele të zhvillimit shoqëror.


