Krasniqi: Vjedhja ‘vëllazërore’ e votave tregon krizën e thellë politike e morale të partive

featured
Press Online
17 Janar 2026, 17:40

Analisti Milazim Krasniqi ka komentuar vjedhjen e votave brenda llojit që po e konfirmon procesi i rinumërimit të votave për kandidatët për deputet.

Këtë fenomen ai e ka quajtur si “vjedhje vëllazërore”.

Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se kjo tregon krizën e thellë politike e morale të atyre partive.

“Vjedhja “vëllazërore” e votave ndërmjet anëtarëve të së njëjtës parti, fshehë krizen e thellë politike e morale të atyre partive. Me sa shihet janë shndërruar në tarafe, grupe interesi, pa ideologji të përbashkët, pa ideale kombëtare. Vetëm ndryshimi rrënjësor i ligjeve për partitë e zgjedhjet mund ta shmang kalbëzimin e mëtejshëm. Formula “një votues një votë” duhet të jetë në themel të ndryshimit. E dyta, organizimi në zona zgjedhore. E treta, heqja e vendeve të garantuara”, ka shkruar Krasniqi./EO

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter