I zhdukur që nga 2 janari, Policia kërkon ndihmë për gjetjen e 17-vjeçarit në Gjilan

featured
Press Online
17 Janar 2026, 06:29

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e 17-vjeçarit, Xhengiz Hyzeiri, në Gjilan.

Sipas njoftimit policor, i mitur është zhdukur që nga 2 janari, njofton Dukagjini.

“Xhengiz (Aliriza) Hyzeiri, i lindur më 15.07.2008, me adresë banimi në rrugën ‘Lufta e Gjilanit’, qyteti Gjilan, është shpallur person i humbur që nga data 02.01.2026, dhe deri më tani nuk dihet vendndodhja e tij. Në kuadër të veprimeve hetimore dhe përpjekjeve për gjetjen e personit, Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve dhe mediave”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia ka kërkuar që personat që kanë ndonjë informacion të lajmërohen në stacionin më të afërt policor, përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, përmes emailit, ose numrit kujdestar “192”.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter