Një sukses i jashtëzakonshëm për arsimin shqiptar vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Loris Qose, nxënës i shkollës “7 Marsi” në Cërrik, është shpallur fitues i vendit të parë në Matematikë dhe vendit të tretë në Kimi në olimpiadën ndërkombëtare “Neo Science Olympiad”, të mbajtur në Orlando.
Me talent, pasion dhe përkushtim të rrallë, Lorisi arriti të ngjitet në podium mes konkurrentëve nga shumë vende të botës, duke dëshmuar se talentet shqiptare konkurojnë denjësisht në arenën globale. Ky sukses është edhe fryt i punës dhe përkushtimit të mësueses Flutura, e cila ka luajtur rol kyç në përgatitjen e tij.
Dy medaljet e fituara janë një burim krenarie jo vetëm për familjen dhe shkollën, por për gjithë komunitetin arsimor shqiptar. Ndërkohë, olimpiadat e matematikës, fizikës, kimisë, biologjisë dhe shkencave të tjera vijojnë në shkollat e vendit, duke nxjerrë në pah talente të reja si Lorisi.
Urime kampion! Shqipëria është krenare për ty! 🇦🇱🏆






