Trajneri, Xabi Alonso, reagoi publikisht ndaj shkarkimit të tij nga Real Madridi.
Xabi Alonso reagoi publikisht, përmes rrjeteve sociale, ndaj shkarkimit të tij nga Real Madridi pas humbjes së Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës .
“Kjo fazë profesionale po mbaron dhe nuk shkoi ashtu siç do të kishim dashur. Të stërvisja Real Madridin ishte një nder dhe përgjegjësi. Falënderoj klubin, lojtarët dhe mbi të gjitha tifozët e Real Madridit për besimin dhe mbështetjen e tyre. Largohem me respekt, mirënjohje dhe krenari që kam bërë më të mirën time”, shkroi trajneri në rrjetet e tij sociale.
/GazetaBlic Sport




