Trump sanksionon aleatët e Iranit, 25% tarifa për vendet që bëjnë biznes me Teheranin

featured
0
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se çdo vend që bën biznes me Iranin do të përballet me një normë tarife prej 25 për qind për çdo tregti me SHBA-në.

Vendimi vjen ndërsa Uashingtoni po shqyrton një përgjigje të fortë ndaj situatës në Iran, ku po zhvillohen protestat më të mëdha antiqeveritare të viteve të fundit.

“Me efekt të menjëhershëm, çdo vend që bën biznes me Republikën Islamike të Iranit do të paguajë një tarifë prej 25 për qind për të gjithë biznesin që kryhet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky urdhër është përfundimtar”, tha Trump.

Tarfiat pritet të prekin më së shumti aleatët tregtarë të Iranit që janë Kina, India, Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Iraku.

Gjatë mandatit të tij të dytë në detyrë, Trump ka kërcënuar shpesh dhe ka vendosur tarifa ndaj vendeve të tjera për shkak të lidhjeve të tyre me kundërshtarët e SHBA-së dhe për politika tregtare që ai i ka përshkruar si të padrejta ndaj Uashingtonit.

Ndërkohë protestat në Iran po vazhdojnë. Me mbylljen e internetit dhe ndërprerjen e linjave telefonike, matja e demontstratave është bërë më e vështirë.

Megjithatë, pamjet e publikuara në internet tregojnë turma të mëdha njerëzish në rrugë dhe përplasje me forcat e sigurisë.

Mediat ndërkombëtare raportojnë për të paktën 648 persona të vrarë, mijëra të lënduar dhe mbi 10 mijë të tjerë të arrestuar gjatë tubimeve.

Komuniteti ndërkombëtar i janë shprehur të shqetësuar për zhvillimet ndërsa Franca ka tërhequr një pjesë të stafit nga ambasada në Teheran.

Trump sanksionon aleatët e Iranit, 25% tarifa për vendet që bëjnë biznes me Teheranin
+ - 0

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *