Studime të reja shkencore po vënë në pikëpyetje një supozim që ka dominuar për dekada: se trupat e burrave dhe grave reagojnë njësoj ndaj aktivitetit fizik. Të dhënat më të fundit sugjerojnë se gratë jo vetëm që përfitojnë po aq nga ushtrimet sa burrat, por në shumë raste edhe më shumë, sidomos kur bëhet fjalë për shëndetin e zemrës dhe uljen e rrezikut të vdekshmërisë së hershme. Madje, këto përfitime duket se arrihen edhe me më pak minuta ushtrime në javë.
Për vite me radhë, udhëzimet për aktivitetin fizik kanë qenë të njëjta për të dy gjinitë. Por kërkimet e reja po tregojnë se kjo qasje “një masë për të gjithë” mund të mos pasqyrojë realisht mënyrën se si trupat e ndryshëm reagojnë ndaj lëvizjes. Shkencëtarët tashmë po rishikojnë nëse rekomandimet aktuale janë vërtet të përshtatshme për të gjithë.
Dy studime të mëdha, të publikuara gjatë dy viteve të fundit, sugjerojnë se gratë përjetojnë përfitime më të mëdha kardiovaskulare nga aktiviteti fizik krahasuar me burrat, në nivele të ngjashme ushtrimesh. Të dy studimet bazohen në udhëzimet e Shoqatës Amerikane të Zemrës, të cilat rekomandojnë 150 minuta ushtrime me intensitet mesatar ose 75 minuta ushtrime intensive në javë për të rriturit.
Një studim i Shkollës Mjekësore të Harvardit ka identifikuar 5 sportet më të mira për shëndetin. Këto stërvitje mund të bëjnë mrekulli për shëndetin, pasi ato ndihmojnë në kontrollin e peshës, përmirësojnë ekuilibrin, forcojnë kockat, mbrojnë kyçet dhe madje parandalojnë humbjen e kujtesës shkruajnë ata. Sasia e duhur e kohës për stërvitjet aerobike është 30 minuta në ditë, plus dy seanca me pesha në javë.
Nuk është çudi që noti është një nga sportet më të mira për shëndetin tuaj, falë lundrimit, rreziku i lëndimit është afër zeros dhe nga ana tjetër, përfitimet e tij janë të njohura dhe të rëndësishme. Stërvit dhe tonifikon të gjithë muskujt e trupit, duke përmirësuar kapacitetin kardiovaskular dhe atë të frymëmarrjes. Noti rregullisht rrit forcën, përmirëson metabolizmin dhe koordinimin.




