Gjykata Kushtetuese e Kosovës përmes dy aktgjykimeve ka shfuqizuar 13 ligje të miratuara nga Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti, të cilat kishin kaluar në Kuvendin e Kosovës në seancën e 5 dhjetorit 2024. Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së
Pajustifikueshme e ka shfuqizuar ndaras prej 12 ligjeve të tjera që u miratuan në të njëjtën seancë.
Me vendimin e parë,Kushtetuesja ka shfuqizuar 12 ligjet: Ligjin për Shërbimet e Pagesave; Ligjin kundër dukurive negative në sport; Ligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit; Ligjin për provimin e maturës shtetërore; Ligjin për banim social dhe të përballueshëm; Ligjin për kontabilitet, raportim financiar dhe auditim; Ligjin për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor; Ligjin për Prokurorinë Speciale; Ligjin për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore; Ligjin për financimin e menaxhimit të resurseve ujore; Ligjin për Inspektoratin Qendror të mjedisit dhe atë për Lojërat Mesdhetare.
Kurse, në aktgjykimin tjetër e ka shfuqizuar Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, duke konstatuar se procedura e ndjekur për miratimin e Ligjit të kontestuar, si dhe vendimi për miratimin e Ligjit, është në kundërshtim me nenet e Kushtetutës: [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit], 7 [Vlerat], 74 [Ushtrimi i funksionit], 76 [Rregullorja e punës] dhe 77 [Komisionet] të Kushtetutës.
Kurse, i ka konstatuar si në përputhje me Kushtetutën, Ligjin për bankat; Ligjin për Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut dhe atë për Gjykatën Administrative.


