Ka nisur karvani festiv “JINGLE BETS” MegaWin, i cili sjell magjinë dhe argëtimin e Vitit të Ri në disa qytete të Maqedonisë.
Me këtë karvan argëtues “JINGLE BETS” MegaWin, plot lojëra interaktive dhe dhurata, Lotaria Shtetërore synon të shtojë magji në periudhën festive dhe të ofrojë mundësi shtesë për gëzim, me shumë shoqërim, të qeshura, muzikë dhe kënaqësi për dashamirët e lojërave të fatit në internet, por edhe për të gjithë personat mbi 18 vjeç.
Në kuadër të karvanit janë përgatitur dy zona speciale. Zona e parë, Zone Fun & Play, u mundëson vizitorëve të argëtohen me rrotën e fatit, totemin digjital interaktiv, si dhe të bëjnë fotografi për kujtim nga argëtimi dhe festat. Zona e dytë, Zone Register & Win, përfaqëson pikat digjitale për regjistrimin e vizitorëve, ku çdo përdorues i ri i regjistruar në megawin.mk përfiton bonus festiv mirëseardhjeje dhe mundësi për dhuratë të menjëhershme. Vizitorët, gjithashtu, njihen me ofertën e fushatës speciale të Vitit të Ri “JINGLE BETS”. Çdo regjistrim sjell mundësinë për të rrotulluar rrotën e fatit ose për të marrë pjesë në lojën digjitale “MEGA BONUS”.
Për më shumë argëtim, totemi digjital u mundëson pjesëmarrësve të përfshihen në një gjueti digjitale për monedha virtuale – argëtim interaktiv për fitimin e dhuratave, ndërsa në fund marrin një fotografi me kod QR për shpërndarje në rrjetet sociale me hashtagun #Megawin2you. Janë të pranishme edhe regjistrimet “Happy Hour”, gjatë të cilave çdo përdorues i ri fiton dyfish mundësi për dhuratë. Për adhuruesit e rrjeteve sociale është përgatitur edhe një zonë fotografike për Instagram, me kornizë dhe rekuizita të brenduara, e cila i nxit vizitorët të krijojnë dhe të shpërndajnë fotografi festive.
Në zonën demo me tableta, promotorët i udhëheqin vizitorët gjatë procesit të regjistrimit dhe u shpjegojnë rregullat e lojës. Për një përvojë edhe më të këndshme, në një kënd të veçantë relaksi shërbehet çaj, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë festive. Çdo person që regjistrohet fiton mundësinë të luajë lojën online dhe menjëherë të fitojë një dhuratë.
Karvani festiv viziton gjithashtu edhe ngjarjet e mbështetura nga Lotaria Shtetërore, si koncertet e Mahmut Orhan dhe Sara Mays, duke ofruar njëkohësisht argëtim shtesë për publikun. Në të gjitha lokacionet ku ndodhet karvani JINGLE BETS, krijohet një atmosferë festive e pasuruar me performanca muzikore dhe DJ-sete me miksime moderne të Vitit të Ri, të cilat e shndërrojnë çdo lokacion në një festë të vërtetë.
Karvani udhëton nëpër qytete të ndryshme, përpara pikave të shitjes të Lotarisë Shtetërore, por edhe në sheshe të qyteteve, si dhe sjell argëtim shtesë në kafene dhe klube mes të rinjve mbi 18 vjeç, të cilët njihen nga afër me mundësitë për argëtim dhe lojë të përgjegjshme në platformën MEGAWIN.MK të Lotarisë Shtetërore, e cila është e vetmja platformë legale për lojëra fati në internet në Maqedoni.
Aktivitetet e karvanit do të vazhdojnë edhe gjatë muajit janar 2026. I ftojmë të interesuarit të ndjekin rrjetet sociale dhe njoftimet brenda emisionit Loto për të mësuar se kur kjo magji festive JINGLE BETS do të jetë pranë tyre.


