Avokati Musa Damati ka folur në emisionin FIVE për sistemin e drejtësisë në Kosovë dhe sfidat me të cilat është përballur gjatë vitit 2025.
Ai ka theksuar se Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës, si dy prej institucioneve më të rëndësishme të sistemit të drejtësisë, luajnë një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në konsolidimin, shtrirjen dhe fushëveprimtarinë e gjykatave përkatëse në tërë territorin e Kosovës.
Ai tutje ka thënë se ajo që ka ndodhur së fundmi nuk është e kënaqshme.
“Një performancë e dobët, një lloj përplasjeje dhe fraksionesh brenda KPK-së, të cilat mendoj se nuk janë të dobishme, përkundrazi nuk duhet të kenë vend në KPK… ajo që e ka karakterizuar për një kohë të gjatë KPK-në është edhe pamundësia e zgjedhjes së kryeprokurorit të shtetit”, ka deklaruar Damati.


