Sot mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu, në viset e larta malore parashihet borë e dobët.
Siç bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, njofton Dukagjini.
Ndërsa maksiamlet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga jugperendimi e lehtë deri mesatare.


