Ish-bashkëpunëtori i afërt i Danela Arsimovskës dhe shok i fëmijërisë i ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, Dragi Mitkovski, në një intervistë ekskluzive për “Pretres me Landov”, zbulon detaje të brendshme nga politika maqedonase, informon PressOnline.al
Sipas Mitkovskit, në periudhën para zgjedhjeve parlamentare, kishte premtime që Hristijan Mickoski nuk do të bëhej kryeministër, për shkak se nuk do të pranonte të përfshiheshin ndryshime në Kushtetutë për marrëdhëniet me Bullgarinë. Në këtë kontekst, sipas tij, Danela Arsimovska shpresonte të merrte vendin e kryeministres si kryeministre teknike me propozim te BDI-së.
“Danela madje shkoi në takime me Ali Ahmetin në komunën Saraj. Ne u përplasëm me të për shkak të disa keqkuptimeve, por ajo prapë shpresonte të ishte kryeministre teknike në vend të Mickoskit,” tregon Mitkovski, përcjell PressOnline.al
Intervista hedh dritë mbi lëvizjet e brendshme politike dhe tensionet që kanë shoqëruar përpjekjet për formimin e qeverisë para zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut. (PressOnline.al)


