Kryeministri Hristijan Mickoski, në konferencën e sotme për shtyp, konfirmoi se në prill do të ketë rritje lineare të pensioneve. Respektivisht, pensionistët në mars do të marrin pensione me rritjen e paraparë.
“Në prill, me pensionin e marsit, do të ketë një rritje lineare të pensioneve, kështu që po vazhdojmë me atë politikë. Parametrat e fundit statistikorë të lëshuar nga Enti Shtetëror i Statistikës mbi nivelin e varfërisë dhe koeficientin Gini vetëm sa e justifikojnë më tej politikën e Qeverisë për një rritje lineare të pensioneve. Duam të ulim nivelin e varfërisë në mesin e këtij grupi, dhe kështu të ulim koeficientin Gini, që nënkupton një shpërndarje të pabarabartë të të ardhurave midis grupeve të ndryshme të qytetarëve. Duhet të pranoj se po ecim mirë në atë drejtim”, tha Mickoski.
Lidhur me koeficientin Gini, Mickoski tha se jemi më të mirët në rajon dhe mbi mesataren evropiane, dhe lufta kundër varfërisë, theksoi, është një nga qëllimet kryesore të Qeverisë.


