Shofer i dehur ndalohet në aksin Tetovë–Gostivar

featured
0
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Më 19.12.2025, rreth orës 03:30, në rrugën Tetovë–Gostivar, te pika e pagesës në Gostivar, punonjësit e policisë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin A.R. (62) nga Tetova.

Gjatë kontrollit në trafikun rrugor, policia ka ndaluar automjetin e udhëtarëve të markës “Opel”, me targa të Tetovës, të cilin e drejtonte i dyshuari. Pas ndërmarrjes së masave përkatëse, është konstatuar se A.R. ka qenë nën ndikimin e alkoolit, me 1,90 promilë alkool në gjak.

Ai është përjashtuar menjëherë nga trafiku dhe është mbajtur në stacionin policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal, për veprën “drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik”.

Shofer i dehur ndalohet në aksin Tetovë–Gostivar
+ - 0

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *