Lumturi për Pete Davidson, vjen në jetë fëmija i tij i parë

featured
0
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Pete Davidson është zyrtarisht baba. Aktori dhe komediani i njohur, ish-pjesëtar i “Saturday Night Live”, 32 vjeç, dhe partnerja e tij, modelja Elsie Hewitt, 29 vjeçe, janë bërë prindër për herë të parë. Çifti ka mirëpritur në jetë një vajzë, të cilës i kanë vendosur emrin Scottie Rose Hewitt Davidson.

Lajmi i bukur u bë publik të enjten, më 18 dhjetor, përmes postimeve në rrjetet sociale të të dyve. Vajza e tyre ka lindur më 12 dhjetor. Në një nga fotot e publikuara, çifti shfaqet duke mbajtur në krahë të porsalindurën, ndërsa Hewitt shprehu emocionet e saj me fjalët: “Puna ime më e bukur deri tani. Jam e mbushur me dashuri, mirënjohje”.

Nga ana e tij, Davidson e shoqëroi postimin me një koment të shkurtër: “Wu Tang forever”. Fotot e publikuara përfshinin momente intime familjare, ndërsa fytyra e vogëlushes u mbajt private, e mbuluar me një emoji zemre.

Emri Scottie ka një domethënie të veçantë për komedianin, pasi është një homazh për babain e tij të ndjerë, Scott Matthew Davidson, një zjarrfikës në Nju Jork, i cili humbi jetën gjatë sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, kur Pete ishte vetëm 7 vjeç. Ndërsa “Rose” është emri i dytë i Elsie Hewitt.

Në muajin korrik, një burim kishte konfirmuar për revistën People se çifti po priste fëmijën e tyre të parë. Pak më vonë, Hewitt ndau lajmin e shtatzënisë me ndjekësit në Instagram, duke publikuar foto, ekografi dhe momente nga emocionet e para të çiftit.

Lumturi për Pete Davidson, vjen në jetë fëmija i tij i parë
+ - 0

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *