Strategjia për arsmin 2026-2030 do të mbetet në Regjistrin kombëtar të rregulloreve (ENER) deri më 31 dhjetor për të mbledhur rekomandime dhe sugjerime tjera, ndërsa pas festave, në janar, do të miratohen. Pas publikimit të versionit përfundimtar të Strategjisë, ministrja do ta nënshkruajë, njoftoi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.
Që kur është vendosur në ENER, tha ajo, deri në këtë moment kanë mbërritur shumë pak rekomandime, të cilat nuk janë thelbësore, dhe pjesa më e madhe e tyre do të përfshihen në dokument.
“Ka vetëm një problem që po shfaqet – disa organizata joqeveritare reagojnë ndaj përdorimit të fjalës gjini, e cila në Strategji përdoret qartësisht për të bërë dallimin midis gjinisë mashkullore dhe femërore, ndërsa gjendet edhe në shumë strategji dhe dokumente të tjera. Mendoj se më në fund duhet ta sqarojmë këtë çështje: kemi Katedër për studime gjinore, kemi shkencë të studimeve gjinore, barazi ndërmjet gjinive, burrave dhe grave etj”, tha Janevska duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas promovimit të qendrës shkencore-hulumtuese “Dije+ CO2-” në Fakultetin e Ndërtimtarisë në Shkup.
Siç tha, problem tjetër lidhur me Strategjinë nuk ka, por as kjo nuk do të jetë arsye që dokumenti të tëhiqet ose të shtyhet miratimi i tij.
“Përdorimi i termit gjini është i përshtatshëm dhe i referohet dallimit midis gjinisë mashkullore dhe femërore. Kjo nuk mund të jetë arsye për tërheqje. Në Strategji po punohet për më shumë se gjashtë muaj, me njëqind pjesëmarrës në grupin e punës, me partnerë të huaj, institucione vendore, me tre debate publike të zhvilluara dhe mijëra të anketuar, kjo nuk mund të jetë arsye për tërheqjen e strategjisë”, theksoi Janevska.
Ajo shtoi se Strategjia 2026-2030 duhet të jetë një vazhdimësi e asaj që tashmë ka filluar si reformë në sistemin arsimor.




