Një nga momentet më të bukura të jetës ka ardhur për çiftin e njohur Vesa Vllasaliu dhe Mirlind Daku. Futbollisti i Kombëtares shqiptare dhe influencerja e njohur janë bërë prindër për herë të parë, duke përjetuar emocionin e ardhjes në jetë të vajzës së tyre. Lajmin e gëzueshëm e ka ndarë vetë Mirlind Daku përmes rrjeteve sociale, ku ka shprehur mirënjohjen dhe falënderimin për këtë bekim të veçantë.

Ai ka uruar vajzën e tij për shëndet dhe një jetë të mbushur me fat e lumturi. Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova” dhe futbollisti prej muajsh janë në qendër të vëmendjes për historinë e tyre të dashurisë. Dyshja kanë zgjedhur ta jetojnë lidhjen e tyre larg syrit të mediave. Çifti duket se po shijon një periudhë të qetë dhe të lumtur.




