Vlerësimi i listave të partive politike- Canaj: Dhjetëshja e parë e LDK-së reflekton dije dhe kompetencë

featured
Press Online
08 Dhjetor 2025, 18:19

Blerim Canaj, ish-diplomat, në emisionin FIVE ka komentuar listat e partive politike me kandidatët e tyre për zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke veçuar në mënyrë të posaçme Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ai tha se dhjetëshja e parë e këtij subjekti politik i lë përshtypjen e kompetencës dhe profesionalizmit.

“Nëse shihet dhjetëshja e parë e LDK-së, është thjesht kompetencë. Shoh kompetencë edhe dije”, u shpreh ai.

Canaj komentoi gjithashtu edhe pozicionimin e Ukë Rugovës në listë, duke theksuar natyrshmërinë e lidhjes së partisë me figurën e Ibrahim Rugovës.

“Në anën tjetër me Ukë Rugovën, natyrisht që LDK-ja dëshiron që ta ketë atë lidhjen me Ibrahim Rugovën, që thjesht kanë të drejtë”, tha ai.

Duke folur për listën në tërësi, Canaj tha se ajo i jep përshtypjen e një përbërjeje profesionale:
“Kur i shoh kështu si listë dhe si emra… thjesht i shoh si dije dhe kompetencë”, përfundoi ai.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter