Liverpuli është si një fuçi me barut që po bëhet gati të shpërthejë pasi Mohamed Salah “ndezi fitilin” me intervistën pas barazimit 3-3 ndaj Lids në kampionat. Egjiptiani foli hapur duke thënë se po mundoheshin që t’ia vinin atij fajin për gjithçka dhe po e sakrifikonin, pasi nuk e donin më në klub.
Ndërkohë, ai nuk u kursye as ndaj Arne Slot, i cili është gjithnjë e më shumë nën morinë e kritikave pasi ekipi i tij ka humbur thuajse gjithçka nga ajo që kishte në sezonin e kaluar kur fitoi Premier Ligën.
Një situatë kaotike, ku nuk dihet se kush do të largohet më parë, egjiptiani apo trajneri holandez me italianin Federiko Kieza që është një “viktimë” në mes. AI duket sikur është kthyer në formë më të mirë se sa në sezonin e kaluar, por nuk po gjen hapësirat që kërkonte te Liverpuli.
LEXO EDHE: Formula 1/ Titulli me ‘fotofinish’, Lando Norris me McLaren kampion bote për herë të parë, zbret Verstappen nga froni pas 4 vitesh!
Kësisoj, në javët e fundit emri i tij ka qarkulluar në klube si Roma e Napoli, të cilat po projektojnë përforcime në janar. Por Kieza tani është “peng” i situatës te Liverpuli, pasi pa u qartësuar gjerat me Salah dhe me Slot, nuk dihet nëse do të lejohet një largim i tij apo jo, duke e mbajtur në vendnumëro italianin.
LEXO EDHE: Nuk ka gjumë më 14 qershor, Shqipëria do ta luajë ndeshjen e parë në 04:00 të mëngjesit nëse kualifikohet/ Zbulohet kalendari i plotë i Botërorit 2026







