Derbi i kryeqytetit, ja formacionet e Tiranës dhe Partizanit!

featured
Press Online
08 Dhjetor 2025, 17:26

Në orën 18:00, në stadiumin “Air Albania”, luhet derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare, me trajnerin Nuhiu dhe homologun Kërnaja, që kanë ndarë mendjen për titullarët.

Ashtu siç pritej, nga minuta e parë luajnë më të mirët. Të kuqtë synojnë të marrin 3 pikët në këtë takim, sakaq bardheblutë duan të “rikthehen në shina”.

FORMACIONET ZYRTARE:

TIRANA: Tafas, Vera, Basilio Ndong, Dembele, Rafa Silva, Haxiu, Valerianos, Tare, Vogli, Tabekou, Meta/  Trajner: Ardian Nuhiu.

PARTIZANI: Qirko, Atanaskoski, Janjeva, Bytyçi, Ismaili, Isgandarli, Human, Kote, Toma, Marku, Doumbia/ Trajner: Oltijon Kërnaja.

LEXO EDHE: Mbyllet pa fitues në ‘Adush Muça’, Bylis dhe Teuta ndajnë pikët pas barazimit 1-1!

Policia e Tiranës ka marrë masat për garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes ndërmjet Tiranës dhe Partizanit, që do të zhvillohet ditën e sotme, në orën 18:00, në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Për shkak të aktivitetit, disa segment rrugor do të jenë të bllokuara nga ora 16:00 deri në përfundim të ndeshjes, përfshirë: Sheshin “Nënë Tereza”, rrugën “Lekë Dukagjini”, rrugën “Dervish Hima” dhe zonat përreth stadiumit.

Sipas policisë, tifozët e Tiranës do të lëvizin nga Teatri i Kukullave, bulevardi Dëshmorët e Kombit, kthim tek ETC-ja, më pas drejt rrugës Papa Gjon Pali II drejt stadiumit.

Ndërsa tifozët e Partizanit do të lëvizin nga kryqëzimi i rrugës Muhamet Gjollesha, ura Vasil Shanto, kryqëzimi i rrugës Komuna e Parisit, rruga Sulejman Delvina, Libri Universitar, Presidenca, dhe më pas drejt hyrjeve të stadiumit.

Në zbatim të planit të masave, do të ushtrohen kontrolle rigoroze ndaj tifozëve, para hyrjes në stadium, për sende të kundërligjshme (sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalikë apo lëndë piroteknike etj). Çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter