Ndryshon gjithçka në lidhje me të ardhmen e Upamecano

featured
0
Shpërndaje

Dayot Upamecano nuk ka ndër mend që të largohet nga “Allianz Arena”.

Burime pranë stafit të lojtarit kanë zbuluar për “BBC” se klienti i tyre nuk do të largohet nga Mynihu dhe se marrëveshja me drejtuesit e klubit bavarez është fare pranë.

Siç dihet Upamecano mori disa muaj kohë përpara se të vendoste për të ardhmen e tij, e cila u kthye në një temë diskutimi për disa prej klubeve më të mëdha të Europës, të cilat e shikonin si një mundësi të artë në merkato.

Siç dihet 26-vjeçari ka hyrë në muajt e fundit të kontratës me klubin bavarez dhe nëse nuk do të vendoste që të rinovonte do të largohej me parametra zero verën e ardhshme.

Ndryshon gjithçka në lidhje me të ardhmen e Upamecano
+ - 0

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen