KQZ pritet të certifikojë 24 subjekte për zgjedhjet e parakohshme

featured
0
Shpërndaje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pritet të marrë sonte vendimin për certifikimin e subjekteve politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Sipas njoftimit, gjatë periudhës 7-ditore nga 24 nëntori deri më 30 nëntor 2025, 23:59, gjithsej 24 subjekte politike kanë plotësuar formularin online për certifikim.

Nga këto, 18 janë parti politike, 3 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur.

Partitë politike që kanë aplikuar për certifikim përfshijnë:

  • Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)

  • Partia Demokratike e Kosovës (PDK)

  • Kosovaki Nevi Romani Partia

  • Jedinstvena Goranska Partija

  • Za Slobodu Pravdu i Opstanak

  • Kosova Demokratik Türk Partisi

  • Partia Liberale Egjiptiane

  • Partia Rome e Bashkuar e Kosovës

  • Socialdemokratska Unija (SDU)

  • Srpska Lista

  • Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës

  • Fjala

  • Nova Demokratska Stranka (NDS)

  • Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës (LPRK)

  • Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)

  • Kosovski Savez

  • Nisma Socialdemokrate (NISMA)

  • Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar (PBKDSH)

Koalicionet që kanë aplikuar për certifikim janë:

  • Koalicioni PAI – PDAK – LPB: Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës (PDAK) dhe Lëvizja për Bashkëveprim (LPB)

  • Koalicioni VAKAT: Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB), Bošnjačka Stranka Kosova (BSK) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV)

  • Koalicioni Lëvizja VETËVENDOSJE!: Lëvizja VETËVENDOSJE!, GUXO, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (PSHDK)

Iniciativat qytetare që kanë aplikuar janë:

Ndërkohë, kandidati i pavarur i regjistruar është Nedźmidin Sejdilar.

KQZ pritet të certifikojë 24 subjekte për zgjedhjet e parakohshme
+ - 0

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen