KQZ miraton specifikimet për fletëvotimet dhe emëron 215 anëtarë të Komisioneve Komunale

featured
0
Shpërndaje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar sot specifikimet teknike për shtypjen e fletëvotimeve, broshurave të kandidatëve dhe listave të votuesve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Ky dokument shërben për procedurat e tenderimit të shtypjes, ndërsa dizajni dhe numri i saktë i fletëvotimeve do të vendoset më vonë, pas certifikimit të subjekteve politike, kandidatëve dhe listës së votuesve.

Gjithashtu, KQZ ka emëruar 215 anëtarë të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve në 38 komunat e vendit, të cilët përfaqësojnë subjektet e ndryshme politike.

Sipas Ligjit Nr. 08/L-288 për Zgjedhjet e Përgjithshme, këto komisione administrojnë zgjedhjet brenda komunave përkatëse, nën mbikëqyrjen dhe udhëzimet e KQZ-së, duke garantuar ligjshmëri, legjitimitet dhe efikasitet të procesit zgjedhor.

KQZ miraton procedurat emergjente për zgjedhjet e 28 dhjetorit

KQZ miraton specifikimet për fletëvotimet dhe emëron 215 anëtarë të Komisioneve Komunale
+ - 0

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen