Gjiganti italian, Juventus po konsideron transferimin e Granit Xhakës, i cili po bën paraqitje të shkëlqyera te Sunderland.
Sipas Tuttosport, bardhezinjtë e duan mesfushorin në afatin kalimtar të janarit por Sunderland nuk është i gatshëm ta lëshojë lehtë, duke kërkuar rreth 15 milionë euro.
Bianconerët po monitorojnë situatën dhe pritet të vendosin në ditët në vijim.


