Gjatë pyetjeve lidhur me pretendimet se UÇK-ja ishte organizatë terroriste, Clark u përgjigj se kush lufton kundër shtypjes shpesh shihet si hero.
“Jo, kjo nuk është e saktë. Për këtë arsye fola me Thaçin dhe i kërkova të na ndihmonte. Ishim në një pikë kritike të historisë, vlerave dhe demokracisë. Kur njerëzit luftojnë kundër shtypjes, ata kalojnë nga të qenit terroristë, apo luftëtarë lirie, në një moment kur konsensusi pranon se ata kanë të drejtë të rezistojnë presionin. Dhe kjo është e nënshkruar në Deklaratën Amerikane të Pavarësisë”, tha Clark.
(E plotësuar, ora 11:10) Gjatë pyetjeve të prokurorit Matt Halling, Clark deklaroi se nuk ka prova që UÇK-ja ka qenë prapa spastrimit etnik të serbëve.
“Unë nuk kam prova dhe dëshmi që UÇK-ja ishte prapa kësaj dhe kam indikacione që provojnë të kundërtën. Po i referohem deklaratës ku pretendohet se 170 mijë serbë të jenë dëbuar nga Kosova”, tha Clark.
Ai e bëri këtë deklaratë pasi prokurorit Halling iu paraqit një dokument me një intervistë të publikuar në një gazetë, ku pretendohej se rreth 170 mijë serbë ishin dëbuar nga Kosova dhe se pas kësaj qëndronte UÇK-ja.
Dëshmitari përsëriti se dhuna e vitit 1999 ishte më shumë rezultat i veprimeve personale dhe jo i një fushate të orkestruar. Për të diskutuar një çështje konfidenciale, seanca vazhdoi me dyer të mbyllura për publikun.
Clark: Rusia orvatej për të diskredituar operacionin e NATO-s në Kosovë
(E plotësuar, ora 10:50) Ish-komandanti suprem i Forcave Aleate për Evropën, Wesley Clark, po vazhdon ditën e dytë të dëshmisë në Gjykatën Speciale.
Ish-komandanti suprem i Forcave Aleate për Evropën, Wesley Clark, ka folur për përfundimin e luftës në Kosovës, me ç’rast ka përmendur edhe rolin negativ të Rusisë e cila kishte qëllim që të diskredonte operacionin e NATO-s në Kosovë.
“Isha i shqetësuar se ishte përgjegjësi e imja. Se kur përfundoj ky konflikt përfundoj me orvatjet e Rusisë për të diskredituar dhe për të shkatërruar operacionin e NATO-s. Ne asnjë herë se kemi zbuluar deri në fund të vërtetën pas rastit të aeroportit. Ne e dinim që gjeneral-koloneli Ivanov që ishte një prej udhëheqësve të asaj kohe është dekoruar nga Kremlini për këtë operacion i cili është konsideruar prej tyre si një sukses i jashtëzakonshëm. Por falë Majk Xhaksonit që ishte ne teren rusët ishin disi të kapur mat në aeroport e në mëngjesin e 11 qershorit ditë e premte ne filluam që të merrnim informacion që nuk bëhet fjalë vetëm për një batalion po bëhej fjalë për një planë të tërë të hollësishëm pas operacionit ku ideja e këtij divizioni rus të përgatitur ishte të hyjë në Kosovë”, tha ai.
Gjeneral Clark tha se ishte pjesë e përgjegjësive të tij si gjeneral që të merrte të gjitha përgjegjësit dhe të bënte të gjitha planifikimet e nevojshme në mënyrë të tillë që të sigurohej që Serbia nuk do të kthehej më në Kosovë.
“Për komandën e NATO-s ishte që ne do bënim çdo gjë që ishte e mundur që t’ia dilnim mbanë me operacionin tonë, që në fillim fare unë kam zbatuar ato zgjidhje që i kam nxjerr nga përvoja ime në Vietnam nga përvoja ime ushtarake nga Haiti nga operacionet në Bosnjë”, tha ai.
Gjenerali Clark tha se gjatë viteve të luftës në Kosovë, ishte i përgatitur për çdo sulm që forcat e regjimit serb mund të bënin ndaj popullit kosovar.
“Ne do të bënim çfarëdo që mundnim, për të arritur misionin tonë”, tha Clark. Pos tjerash, ai tha se në Kosovë, nuk kishte marrëveshje paqeje deri në shtator të vitit 1999, madje siç thotë Clark, një situatë e ngjashme vazhdoi deri në shpalljen e Pavarësisë së vendit në 2008-ën.
“Përgjegjësia ime ishte që ato forcat serbe të mos vinin më në Kosovë. Unë duhej të kisha një plan”, tha gjenerali amerikan. Clark gjatë dëshmisë, thotë se Sllodoban Millosheviq ishte një personazh dinak, por që sipas tij, Serbia nuk do të kthehej në Kosovë pas përfundimit të luftës.



