Spanja, De La Fuente: Jam me fat që menaxhoj lojtarë të këtij kalibri!

featured
Press Online
17 Nëntor 2025, 20:00

Luis de la Fuente ishte i lumtur me fitoren bindëse të Spanjës kundër Gjeorgjisë, e cila praktikisht garanton kualifikimin e tyre për Kupën e Botës 2026. Respekti për kundërshtarin, dhe respekt për të gjitha ekipet, përfshirë Turqinë. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe ta ruajmë këtë qëndrim derisa të sigurohet matematikisht. Çdo gjë në skuadër ka shkuar si një sahat zviceran dhe për këtë trajneri u është mirënjohës të gjithë lojtarëve.

LEXO EDHE: Përballja ndaj Shqipërisë, The Guardian: Bellingham duhet të heqë dorë nga budallallëqet nëse dëshiron të marrë skenën qendrore nën drejtimin e Tuchel

“Një arsye e shkëlqyer për t’u ndier krenar për këta lojtarë. Jam me fat që menaxhoj lojtarë të këtij kalibri, një grup vërtet historik, dhe ka ende shumë rrugë për të bërë. Ne vazhdojmë të përpiqemi për më shumë, për rezultate më të mira. Është e mrekullueshme të jesh në gjendje të menaxhosh këtë grup lojtarësh të rinj që nuk lodhen kurrë së punuari për t’u përmirësuar.”

Me një humor të hollë dhe pa asnjë shqetësim Luis de la Fuente është përgjigjur reth numrit të madh të lojtarëve të dëmtuar.

“Këto lëndime u japin mundësi lojtarëve të tjerë që përndryshe nuk do t’i kishin dhe ky është suksesi i futbollit spanjoll, i të gjitha klubeve në zhvillimin e lojtarëve më të mirë dhe ne mund ta shijojmë këtë. Ka shumë punë të bërë nga klubet, lojtarët dhe federata për t’i zgjedhur ata”.

Diçka për dëmtimin e Hajsen, i cili gjithsesi nuk përbën problem për trajnerin.

“Ai ka një shqetësim të lehtë. Sot, si gjithmonë, përparësia është të kujdesemi për lojtarin. E kemi treguar përsëri këtë. Jemi në komunikim të përsosur me mjekët e Real Madridit dhe menduam se ishte më mirë që ai të pushonte. Askush nuk do të largohet përveç nëse stafi mjekësor tregon ndryshe. Lojtari është i kënaqur që është këtu dhe të hënën do të vlerësojmë nëse ky shqetësim i lehtë e pengon atë të luajë në Sevije”.

Në fund diçka për sfidën përmbyllëse të këtyre eleminatoreve kundër Turqisë.

“Do të doja shumë që stadiumi të paraqiste një imazh të jashtëzakonshëm, një atmosferë tipike të Sevijes, sepse këta lojtarë e meritojnë këtë, dhe kualifikimi për Kupën e Botës e meriton. Dua që i gjithë vendi të shohë një stadium që mbështet plotësisht ekipin e tij kombëtar. Sevija nuk zhgënjen kurrë, dhe do të doja shumë që të ndodhte kështu” – ka përfunduar konferencën më të shkurtër për shtyp De la Fuente.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter