Meghan Markle është kthyer së fundmi në sheshxhirime. Aktorja pohoi se ndihej se “nuk ishte e aftë si dikur” por që sidoqoftë erdhi e përgatitur sepse e kupton se është “një gjë e madhe” të rikthehesh në ekran. Dukesha e Sussexit, 44 vjeçe, po rikthehet në fushën e aktrimit pas një pauze tetëvjeçare për të luajtur në filmin e Amazon MGM Studios, “Close Personal Friends” dhe u pa duke xhiruar në Pasadena, Kaliforni, të mërkurën e kaluar.

Burimet kanë thënë për PEOPLE se Meghan ishte e entuziazmuar për rikthimin e saj, duke shtuar se ishte një “gjë e madhe” për të të kthehej. E veshur me një këmishë të thjeshtë me rripa të bardhë dhe blu, fund elegant të bardhë prej dhe byzylykët e saj Cartier, Meghan u pa duke përshëndetur me entuziazëm një anëtar të ekuipazhit.
“Ajo u prezantua si ‘Meghan’. Gjithçka tek ajo ishte shumë e ëmbël dhe e qetë. Duket qartë se ishte e emocionuar që ishte në set. Bënte shaka se ndihej se kishte humbur praktikën, por ishte e qartë që kishte bërë prova dhe se ishte një gjë e madhe për të të rikthehej. Dhe ajo ishte fantastike. Ajo kishte një energji shumë të ngrohtë gjithashtu. Ishte jashtëzakonisht e këndshme të qëndroje pranë saj,” tha burimi. Meghan luajti rolin e Rachel Zane në Suits nga viti 2011 deri në 2018 para se të largohej nga Hollywood-i kur u martua me Princi Harry për t’u bërë përkohësisht një anëtare aktive e familjes mbretërore.
Ndërkaq, rikujtojmë se Princi Harry dhe Meghan Markle po përballen me një rënie të ndjeshme të ndikimit të tyre në industrinë e argëtimit. Sipas burimeve për “Page Six”, reputacioni i tyre në Los Angeles është zbehur ndjeshëm, me shumë profesionistë që tashmë hezitojnë të bashkëpunojnë me ta.




