Shqiptarët vetëm me një këshilltar komunal në Ohër

featured
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Shqiptarët në këshillin komunal të Ohrit do të jenë të përfaqësuar vetëm me një këshilltar të vetëm. Ai është Rushan Hoda, i cili u zgjodh si kandidat i vetëm në listën që garoi si qytetare pas një koalicionimi midis AKI-së dhe VLEN-it.

Hoda ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë ndaj qytetarëve për mbështetjen dhe rezultatin e arritur, përcjell INA.

“Të nderuar qytetarë të Ohrit, nga thellësia e zemrës dua t’ju falënderoj për rezultatin që e arritëm bashkërisht ditën e djeshme. Me këtë rezultat ne treguam se mekanizma të ndryshëm mund të na dobësojnë, por nuk mund ta shuajnë zërin tonë në komunën e Ohrit,” – deklaroi Hoda.

Ai shtoi se ky rezultat duhet të shërbejë si frymëzim për brezat e rinj:

“Le të jetë ky rezultat një vazhdimësi për gjeneratat e ardhshme, të cilët shpresoj se do të kenë një mentalitet të fortë unifikues dhe rezultatin tonë do ta trefishojnë.”

Rushan Hoda, i cili udhëhoqi listën e përbashkët të AKI dhe VLEN, e vlerësoi rezultatin si dëshmi të qëndrueshmërisë dhe unitetit të shqiptarëve në Ohër, pavarësisht sfidave dhe presioneve politike. Në komunën e Ohrit, VMRO-DPMNE ka fitur bindshëm duke pasur kryetarin e komunës dhe duke udhëhequr edhe Këshillit komunal, për shkak të fitores së 13 këshilltarëve komunal, pas tyre radhitet LSDM me 5 këshilltarë, ZNAM me 2 dhe tre parti tjera më të vogla përfshirë edhe turqit me nga një këshilltar.

Shqiptarët vetëm me një këshilltar komunal në Ohër
|

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *