Sabrina Carpenter do të jetë pjesë e një projekti madhor filmik i frymëzuar nga historia e “Alice in Wonderland”?!

featured
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Artistja e njohur Sabrina Carpenter po rikthehet tek rrënjët e saj si aktore, me plane për të interpretuar dhe prodhuar një film muzikor (musical) i frymëzuar nga historia “Alice in Wonderland”. Projekti, ende pa titull, po zhvillohet nga “Universal Pictures” dhe do të shkruhet e drejtohet nga regjisorja amerikane Lorene Scafaria, sipas disa burimeve. Nuk dihet ende se çfarë roli do të luajë këngëtarja amerikane në përshtatjen filmike apo kur do të nisin xhirimet. Nëse projekti do të realizohet, ai do të jetë filmi i parë i madh i studios ku Carpenter do të luajë në rolin kryesor.

Thuhet se 26-vjeçarja i ka paraqitur studios Universal idetë për filmin që vitin e kaluar. Scafaria, e cila do të jetë si skenariste ashtu edhe regjisore, është më e njohur për filmin Hustlers të vitit 2019, me protagoniste Jennifer Lopez, që tregon historinë e një grupi striptistesh në New York. Së fundmi, Carpenter është nominuar për gjashtë çmime Grammy, përfshirë edhe çmimin prestigjioz Albumi i Vitit për albumin e saj të shtatë, “Man’s Best Friend”.

Këngëtarja e njohur është përfshirë në një debat të gjerë publik pas lançimit të këngës së saj të re “Nobody’s Son” nga albumi “Man’s Best Friend”. Organizata bamirëse ‘PTSD UK’ e ka kritikuar artisten për mënyrën se si trajton në tekst çrregullimin e stresit post-traumatik (PTSD), duke e cilësuar si banalizim dhe keqinterpretim të një gjendjeje serioze mendore që prek miliona njerëz në botë.

Carpenter beson se muzika e saj ka fuqinë të argëtojë këdo, madje edhe ata që fillimisht mund të ndihen të “zgjatur” nga tekstet provokuese. Në një pjesë të intervistës së saj për “CBS Mornings”, 26-vjeçarja tha se është e bindur që edhe më skeptikët, në fund, do të gjejnë diçka që do t’i bëjë të qeshin. Moderatorja Gayle King, 70 vjeç, e komplimentoi këngëtaren për stilin e saj “pa kompromis”, por vuri në dukje se disa njerëz e dëgjojnë muzikën e saj me hezitim.

Sabrina Carpenter do të jetë pjesë e një projekti madhor filmik i frymëzuar nga historia e “Alice in Wonderland”?!
|

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *