Nikollovski: Mbi 200 milionë euro të nevojshme për transformimin e trafikut urban në Shkup

featured
0
Shpërndaje

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski, në emisionin “Top Tema” theksoi se projekti i trenit urban në Shkup është kyç për përmirësimin e transportit publik dhe rivendosjen e infrastrukturës hekurudhore të braktisur, informon PressOnline.al

“Ky projekt është tepër i madh dhe i rëndësishëm për Shkupin për t’u përdorur si objekt manipulimi politik ditor. Prandaj, promovimi u bë pas zgjedhjeve,” deklaroi Nikoloski, duke shtuar se linja e parë tashmë është në proces dhe do të shtrihet nga Zelenikovë përmes Draçevës, Lisiçes, Kisella Vodës, Aerodromit deri te stacioni i ri hekurudhor, në një gjatësi prej 25 kilometrash.

Nga Draçeva deri te Milladinovci, është planifikuar që transporti mallrash të zhvendoset jashtë Shkupit, ndërsa lokomotivat me naftë do të zëvendësohen me elektrike, gjë që do të përmirësojë cilësinë e ajrit.

Në pyetjen për nevojën për investime shtesë, Nikolloski theksoi se për një transformim të plotë të transportit urban janë të nevojshme mbi 200 milionë euro.

“Nëse duam që ajo që shohim tani të mos e shohim përsëri pas katër deri pesë vjetësh, duhet të investojmë mbi 200 milionë euro. Sa i përket sistemit BRT, dy linjat nuk e përjashtojnë trenin urban. Njëra fillon nga Gjorçe Petrov dhe përfundon në Lisiçe të re, shpresoj të arrijë deri te lagja Draçevë, ndërsa tjetra shkon veri-jug dhe përfundon në qendër të qytetit,” shtoi Nikoloski, përcjell PressOnline.al

Nikollovski: Mbi 200 milionë euro të nevojshme për transformimin e trafikut urban në Shkup
+ - 0

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen