Kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur sot pyetjeve të gazetarëve në lidhje me hapat konkretë për zgjidhjen e çështjes me Bullgarinë, tha se është i gatshëm të ulet për bisedime, por se qëndrimi i Qeverisë për këtë çështje është i njohur, ashtu si edhe “vijat e kuqe”, informon PressOnline.al
“Qëndrimi ynë është shumë i qartë, dihet se cilat janë vijat e kuqe dhe i kemi përcaktuar ato shumë herë deri tani. Jemi të gatshëm të ulemi dhe të bisedojmë, por nuk do të ishte e drejtë që dikush të presë që kjo Qeveri, përderisa unë jam kryeministër, papritur të thotë se ajo që kemi thënë deri më tani nuk vlen më, e tani do të ulemi dhe do të bëjmë ndryshime kushtetuese. Të paktën jo përderisa unë jam në krye të Qeverisë. Nëse vjen dikush tjetër, le të ndjekë një politikë tjetër,” u përgjigj Mickoski.
Sipas Mickoskit, “për sa kohë që ai është kryeministër, tradhti dhe kapitullime të tilla nuk do të ndodhin.”
Kryeministri Mickoski ka përsëritur disa herë se Qeveria e tij nuk do të lejojë ndryshime kushtetuese pa detyrime konkrete nga fqinji lindor dhe pa garanci të qarta nga Bashkimi Evropian, duke theksuar se pret respektim të plotë të së drejtës ndërkombëtare si parakusht për përparim.




