Jennifer Aniston njihet për fizikun e saj të mahnitshëm. Aktorja 56-vjeçare ekspozoi asetet e saj më të hirshme në një foto-sesion të zjarrtë për revistën ELLE, duke pozuar vetëm në të brendshme.
Ylli i serialit ikonik, Friends, e cila javën e kaluar e bëri publike romancën e saj me partnerin Jim Curtis, u duk e jashtëzakonshme me rroba banjo, të kombinuar me një pallto prej pelushi.

Në një fotografi tjetër, Aniston pozon po ashtu me të brendshme, të kombinuar me një bluzë, megjithatë zbulon barkun e saj të sheshtë.
Sesioni i mahnitshëm i realizuar për numrin e ELLE Magazine “Women in Hollywood”, Dhjetor 2025/Janar 2026, shoqërohej po ashtu edhe me një intervistë në të cilën ajo diskutonte për gjendjen financiare të familjes dhe rolin e saj si Rachel Greene në Friends.

Pas shumë viteve në industri, Jennifer tregoi se di të pozojë para kamerës, me fotot e saj të zjarrta që ekspozonin çdo kënd të trupit të saj mahnitës.






