Trajneri i kampionit italian Napoli, Antonio Conte, ka marrë një javë pushim, të cilat përkojnë me pushimin në kampionate për shkak të ekipeve kombëtare.
Napoli specifikon se Conte nuk do të drejtojë stërvitjen për tre ditët e ardhshme, pasi “kjo është rënë dakord me klubin prej kohësh”, transmeton GazetaBlic Sport.
Megjithatë, mungesa shkaktoi thashetheme pasi përkoi me humbjen ndaj Bolonjës në Serie A, pas së cilës presidenti Aulerio De Laurentiis u detyrua të shkruante një postim të gjatë në rrjetet sociale duke thënë se trajneri nuk kishte dhënë dorëheqjen.
Antonio Conte do ta kalojë fundjavën me familjen e tij në Torino. Në mungesë të tij, aktivitetet do të drejtohen nga asistenti i tij Christian Stellini.
Conte do të kthehet në drejtimin e Napolit nga e hëna (17 nëntor), njoftoi klubi.
/GazetaBlic Sport/




