Raporti i Institutit Vjenez, Shqipëria lider në rajon për shërbimet publike elektronike

featured
Press Online
11 Nëntor 2025, 15:06

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit publikoi sot një vlerësim nga Instituti Vjenez për Studime Ndërkombëtare Ekonomike (Austri) dhe Think Europe (Slloveni), në kuadër të nismës “converge2eu”, e cila monitoron përparimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt standardeve të Bashkimit Evropian.

Sipas AKSHI-t, raporti thekson se Shqipëria kryeson rajonin për përdorimin e shërbimeve publike online.

Në njoftim, thuhet se vendi ynë është i vetmi në Ballkanin Perëndimor, mbi mesataren e BE-së për këtë tregues. Ndërkohë, vendet e tjera të rajonit mbeten ndjeshëm më poshtë, në disa raste edhe duke u larguar nga procesi i konvergjencës.

AKSHI cilëson se ky rezultat konfirmon se digjitalizimi është një nga pikat më të forta të Shqipërisë në procesin e afrimit me standardet e BE-së.

Renditja sipas raportit:

Shqipëria

Serbia

Kosova

Mali i Zi

Maqedonia e Veriut

Bosnjë-Hercegovina

Raporti vlerëson gjithashtu përparimin e ndjeshëm që vendi ka bërë në transformimin digjital të administratës publike, lehtësimin e aksesit të qytetarëve në shërbime dhe rritjen e efikasitetit në ofrimin e tyre.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter