Zbuloni cilat tone flokësh do të dominojnë në vitin 2026, nga karamelja e ngrohtë e deri te nuancat ultra-shkëlqyese të arta dhe të zeza luksoze
Sipas mendimit të disa prej parukierëve më të njohur, viti 2026 do të karakterizohet nga sensualiteti, shkëlqimi dhe ngjyrat e pasura. Në vazhdim, mësoni cilat nuanca do të jenë në qendër të vëmendjes sezonin e ardhshëm.
Cila ngjyrë do të jetë ylli i vitit 2026?
Sipas tij, viti 2026 sjell rikthimin e toneve të ngrohta dhe me shkëlqim, në kontrast të plotë me ngjyrat e ftohta platinë që kanë mbizotëruar vitet e fundit.
“Gratë kërkojnë shkëlqim, butësi dhe dimension”, shpjegon Seeley. “Është shumë më e lehtë të krijosh teksturë të ndritshme në një bazë të artë, mjalti apo bakri, sesa në një bionde të akullt.”
Trendet e flokëve për vitin 2026
Për sezonin pranverë/verë 2026, Seeley tregon se ka punuar në disa sfilata, përfshirë edhe Miu Miu, ku ka krijuar modelin që sipas tij do të bëhet ikonë e vitit të ardhshëm:
Ai përmend gjithashtu rikthimin e frizurave voluminoze dhe natyrale, me onde të mëdha e të buta, një stil që kujton Penélope Cruz në “The 2025 Academy Museum Gala”, në frymën e epokës së artë të Holivudit. Të njëjtat frizura janë parë edhe në sfilatat e Saint Laurent dhe Celine.
gettyimages
Yje si Kylie Jenner, Hailey Bieber dhe Dua Lipa tashmë kanë përqafuar këto frizura me volum dhe shkëlqim intensiv, duke dëshmuar se ky trend është tashmë në kulmin e popullaritetit.




