Koloja e 87-të e “Loto 7” gëzoi një fitues me fat, i cili fitoi çmimin nga loja e fatit Joker, në vlerë prej 3.152.640 denarë. Basti është vendosur në pikën e shitjes “Dimpo” në Manastir (Bitola).
Edhe pse fituesi nuk pranoi që të bëhen publike të dhënat e tij, ai ndau me ne se për të, kjo fitore përfaqëson një tjetër dëshmi se gjithmonë duhet të besohet në fat.
Pika e shitjes “Dimpo” në Manastir është e njohur për fitoret me fat nga lojërat e fatit të Lotarisë Shtetërore. Aty është “gërvishtur” edhe premia më e madhe nga lotaria e menjëhershme – 10.000.000 denarë nga bileta “Mega Milioner”.
Që nga fillimi i organizimit të lojës së fatit Joker në vitin 2010, në kuadër të Novi Loto 7/34, janë fituar gjithsej 17 premia Joker, ndërsa kjo është premia e 11-të Joker që nga fillimi i organizimit të Loto 7 në vitin 2019.
Pagesa për një numër Joker kushton 30 denarë, dhe mund të sjellë një fitore të vlefshme. Numri Joker zgjidhet në mënyrë kompjuterike, dhe pasi fati di të befasojë, nuk duhet humbur rasti që bashkë me kombinimin e Lotos të paguhet edhe një numër Joker.
Në Dellçevë janë fituar dy premia Joker, nga një është fituar në Strumicë, Berovë, Kavadar, Sveti Nikollë, Strugë, Krushevë, Pehçevë dhe Manastir, dhe shtatë në Shkup.
Premia e parë nga loja e fatit Joker është fituar në Dellçevë.
Fati është kudo me Lotarinë Shtetërore!



