Vllaznia ka arritur të mposhtë Dinamon 1-0 në sfidën e javës së 11-të të Kategorisë Superiore.
Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 15’ nga Bekim Balaj, ku në ndihmë erdhi edhe VAR-i.
Kryeqytetasit barazuan në minutën e 34’ me anë të Berishës, por u dësh sërish ndërhyrja e teknologjisë për ta cilësuar golin si jo të rregullt.
Me këtë fitore, Vllaznia ruan vendin e parë në renditje me 23 pikë, ndërsa Dinamo momentalisht ndodhet i katërti me 18 pikë.
Edi Martini shpërtheu pas fitores në “Loro Boriçi” dhe nuk u kursye aspak me festimin e tij.
Po ashtu në fushë pas vërshëllimës së Andi Koçit pati edhe përplasje. Për këtë ndërhynë vetë pjesëtarë nga të dyja skuadrat.
Sfida mes Vllaznisë dhe Dinamo pati tension të madh edhe në minutën e 88-të. Gjyqtari Andi Koçi tregoi kartonin e kuq për drejtorin e kuqebluve, Vioresin Sinani, si edhe ndihmëstrajnerin e dinamovitëve, Glen Daja. Për këtë u nevojit përfshirja e policisë në tribunë, për të ndaluar përshkallëzimin nga tifozët.
Të premten, Flamurtari mori fitoren e dytë sezonale, duke mundur në transfertë Bylisin me rezultatin 0-1 dhe duke lënë vendin e fundit për t’u ngjitur me një pozicion.
Këtë të shtunë, Tirana mori një tjetër humbje, kësaj radhe nga Vora me rezultatin 0-2, me bardheblutë që tashmë renditen të fundit me vetëm 6 pikë.
Dy takimet e tjera janë ato të së dielës, Teuta-Partizani dhe Elbasani-Egnatia, të dyja në orën 17:00.
REZULTATET:
E premte (07.11.2025)
Bylis 0-1 Flamurtari
E shtunë (08.11.2025)
Tirana 0-2 Vora
Vllaznia 1-0 Dinamo
E diel (09.11.2025)
Teuta – Partizani 17:00
AF Elbasani – Egnatia 17:00
RENDITJA:








