Ish-sulmuesi argjentinas me një të kaluar të rëndësishme në Itali, Gonzalo Bergessio, ka zbuluar një prapaskenë të bujshme rreth episodit kur Mauro Icardi i mori gruan Maxi López-it. Wanda Nara la njërin lojtar për tjetrin, me një histori që bëri xhiron e botës për shumë vite.
Bergessio, i cili ka qenë shok skuadre me Maxi López-in në ato vite në radhët e Katanias, ka zbuluar se ky i fundit në fakt i kishte shpëtuar jetën Mauro Icardit, pasi persona të përfshirë në mafian siçiliane, kishin ofruar të “hiqnin qafe” sulmuesin që i kishe rrëmbyer gruan.

“Ishim në Siçili dhe djemtë ishin shumë të gjallëruar atje. I thanë Maxit “A dëshiron që të shkojmë dhe kërkojmë atë djalin?”. “Jo, jo, rrini të qetë”, u përgjigjej Maxi. Dhe kjo ndodhi në periudhën që po bëhej e gjithë rrëmuja”, tha Bergessio i cili shpjegoi se kishte qenë i pranishëm në këtë bashkëbisedim.
Ai më pas u ngacmua më shumë nga gazetarët. “I thanë a do që ta ekzekutojmë?”, u pyet ish-futbollisti.
“Po, dëshironin të shkonin dhe ta gjenin”, vijoi ai, duke theksuar se vetëm Maxi Lopez kishte bërë të mundur që të shmangej e keqja e madhe. “”Jo, jo, qetësohuni”, u thoshte Maxi. A i shpëtoi jetën Icardit, me kuptimin e plotë të fjalës”, tregoi Bergessio historinë e jashtëzakonshme.




