Progresraporti i BE, Kallas: Shqipëria, përparim të paprecedent

featured
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Përfaqësuesja e Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, njëherësh zëvendëspresidente e Komisionit Evropian, Kaja Kallas deklaroi sot nga Brukseli se Shqipëria ka bërë një progres të paprecedent sa i përket rrugëtimit drejt Bashkimit Evropian.

Kallas dhe Komisionerja e Zgjerimit, Marta Kos, dolën sot në një konferencë të përbashkët për shtyp në lidhje me progresraportin e publikuar sot mbi vendet kandidate për anëtarësim, mes të cilave bën pjesë dhe Shqipëria.

Gjatë fjalës së saj, Kallas shtoi se e shikon të mundur anëtarësimin e vendit tonë në BE deri në vitin 2030.

“Zgjerimi mbetet një përparësi politike, një investim gjeopolitik mbi të gjitha. Pushtimi i Rusisë ndaj Ukrainës dhe zhvillimet politike e bëjnë mjaft të rëndësishëm procesin e zgjerimit”, tha ajo.

Kallas theksoi se, nuk do të ketë një rrugë të shkurtër pasi procesi i anëtarësimit është proces që bazohet në merita.

“Është një mundësi mjaft realiste të kemi disa vende të anëtare të reja brenda vitit 2030, Shqipëria, Moldavia, Mali i Zi dhe Ukraina”, tha ajo.

Më pas, shtoi Kallas, “duhet të punojmë me vendet e tjera, Kosovën, Turqinë”.

“Shqipëria ka një përparim të paprecedent”, tha ajo më tej.

“Është ngadalësuar procesi i zgjerimit në Kosovë dhe Serbi për shkak të konflikteve mes tyre”, tha gjithashtu Kallas.

Progresraporti i BE, Kallas: Shqipëria, përparim të paprecedent
|

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *