Konfirmohen deputetët e rinj! Do t’i zëvendësojnë ata të cilët u zgjodhën kryetarë komunash

featured
Press Online
04 Nëntor 2025, 14:53

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i konfirmoi deputetët e rinj Aleksandra Nikolovska, Martin Stojanovski dhe Mitо Andonov, përcjell TV21.

Ata do t’i zëvendësojnë Beti Stamenkovska Trajkovska, Jane Micevski dhe Dejan Prodanoski, të cilët u zgjodhën kryetarë komunash në zgjedhjet lokale të fundit.

KSHZ do t’u lëshojë atyre certifikatat përkatëse, ndërsa Kuvendi më pas do të verifikojë mandatet e tyre. Është paralajmëruar ristrukturim i mundshëm të Qeverisë.

Në vend të Izet Mexhitit, pritet të zëvendëskryeministër i parë të emërohet Bekim Sali, ndërsa pritet që VLEN të bëjë të ditur edhe emrin e ministrit të ambientit.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter