Zbulohet furgoni me municion luftarak në qendër të Tiranës, arrestohet një person

featured
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Policia në Shqipëri ka zbuluar një sasi të madhe armatimi në një zonë shumë pranë qendrës së Tiranës.

Në njoftimin e policisë thuhet se në kuadër të operacionit “The Van” është gjetur në rrugën “Myslym Shyri” një furgon brenda të cilit kishte 23 armë zjarri, 5 prej tyre me snajper, 1 silenciator, 17 krehra me municion luftarak, celularë dhe pajisje për shpërthime në distancë, pajisje për bllokimin e valëve, uniforma si të Policisë dhe sende të tjera të kundërligjshme, njofton Dukagjini.

Tutje bëhet e ditur se një 34-vjeçar është arrestuar teksa vijon hetimi për kapjen edhe dy shtetasve shqiptarë të shpallur në kërkim.

Zbulohet furgoni me municion luftarak në qendër të Tiranës, arrestohet një person
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *