“Siguria publike ka rënë në nivele alarmante”- Balliu: Ministria e Brendshme refuzon thirrjen…

featured
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Demokrati Klevis Balliu doli sot në një konferencë për mediat ku foli për situatën alarmante të sigurisë së vendin tonë.

Duke iu referuar ngjarjeve të fundit që tronditën vendin tonë, si vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, vendsoja e tritolit në banesën e një ish-deputeti dhe atentatin me tritol që u regjistrua dje në Shkodër, Balliu tha se Shqipëria sot është më e pasigurt se kurrë.

“Kërcënimi me tritol ndaj një deputeti në banesë, vrasja e një gjyqtari brenda sallës së gjyqit, ngjarja tragjike në Manzë ku dy qytetarë u ekzekutuan me armë, si dhe tre vrasjet dhe shpërthimi me tritol i ndodhur vetëm dje janë dëshmi të pakundërshtueshme se rendi dhe siguria publike në vend kanë rënë në nivele alarmante”, tha Balliu.

Ai tha se në cilësinë e nënkryetarit të Komisionit të Punëve të Brendshme dhe të Mbrojtjes, ka kërkuar zhvillimin e një seance dëgjimore me Ministren e Brendshme për të diskutuar mbi gjendjen e sigurisë publike në vend.

Por sipas tij, Ministria e Brendshme vazhdon të refuzojë thirrjen zyrtare të Komisionit për t’u paraqitur dhe për të raportuar mbi këto ngjarje.

“Megjithatë, Ministria e Brendshme vazhdon të refuzojë thirrjen zyrtare të Komisionit për t’u paraqitur dhe për të raportuar mbi këto ngjarje. Kjo sjellje përbën shkelje të detyrimit ligjor që çdo ministër ka ndaj Kuvendit dhe qytetarëve.

Nëse Ministria do të ishte e angazhuar me çështje reale të sigurisë, do ta mirëkuptonim. Por kur ministrja shfaqet në aktivitete propagandistike për konopatinat, ndërkohë që rrugët e vendit mbulohen nga gjaku, kuptohet qartë se kemi të bëjmë me shmangie të plotë të përgjegjësisë”, u shpreh demokrati.

Klevis Balliu: Të nderuar qytetarë. Siç ju kam informuar prej kohësh, në cilësinë e nënkryetarit të Komisionit të Punëve të Brendshme dhe të Mbrojtjes, kam kërkuar zhvillimin e një seance dëgjimore me Ministren e Brendshme për të diskutuar mbi gjendjen e sigurisë publike në vend. Ngjarjet e fundit tregojnë qartë se Shqipëria sot është më e pasigurt se kurrë.

Kërcënimi me tritol ndaj një deputeti në banesë, vrasja e një gjyqtari brenda sallës së gjyqit, ngjarja tragjike në Manzë ku dy qytetarë u ekzekutuan me armë, si dhe tre vrasjet dhe shpërthimi me tritol i ndodhur vetëm dje janë dëshmi të pakundërshtueshme se rendi dhe siguria publike në vend kanë rënë në nivele alarmante.

Megjithatë, Ministria e Brendshme vazhdon të refuzojë thirrjen zyrtare të Komisionit për t’u paraqitur dhe për të raportuar mbi këto ngjarje. Kjo sjellje përbën shkelje të detyrimit ligjor që çdo ministër ka ndaj Kuvendit dhe qytetarëve.

 

“Siguria publike ka rënë në nivele alarmante”- Balliu: Ministria e Brendshme refuzon thirrjen…
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *