Rozana Radi flet për eksperiencën si moderatore në “Goca dhe Gra”: Kam vendosur të tërhiqem nga…

featured
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

E ftuar sot në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio ka qenë nëpërmjet një lidhjeje telefonike, Rozana Radi. Së bashku me Jonida Aliçkollin, Niko Komanin dhe Anton Bellon, artistja e njohur ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me eksperiencën e saj të re në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel si moderatore dhe jo vetëm kaq…

Në fillim Jonida e pyeti se si po ndihet tani në panelin së bashku me Rudinë, Orin, Sherinën dhe Emën?

Po ndihem shumë mirë, kam vendosur të tërhiqem pak, të mos bëj ato debatet e forta sepse u panë edhe në Big Brother.  Kam vendosur që të bëj edhe ndonjë batutë sepse na ka zënë halli sepse shqiptarët nuk e dinë se çfarë duan. Nëse ti këndon një stil muzike thonë: “Na lodhi kjo”, nëse ti provon që të këndosh diçka tjetër thonë: “Po kjo eksperimentoi?!” Kjo do të thotë që të kap halli dhe nuk e di çfarë të bësh.  

Ajo shtoi gjithashtu:

Tani unë kam vendosur që të shfaq një natyrë tjetër timen, që njerëzit më të afërt ma njohin. Pra të bëj ndonjë batutë, pra jam pak më lehtë. 

A po ndihet mirë me gocat e këtij sezoni?

Unë kam gjetur një frymë që rrallë e gjen në televizione. Mua më ndodh që edhe me Saimirin dhe Lorinëm, bashkëpunëtorët është një frymë aq e mirë. Nuk është vetëm ajo që na shihni ju në ditën e martë, kimia është me të gjithë stafin. Dhe ajo ndjehet, nuk e kuptoj pse duhet të kesh xhelozi për një bashkëpuntor. 

Rozana Radi flet për eksperiencën si moderatore në “Goca dhe Gra”: Kam vendosur të tërhiqem nga…
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *