North West, vajza 12-vjeçare e Kim Kardashian dhe Kanye West, ka befasuar ndjekësit me zgjedhjen e saj kreative për Halloween-in e këtij viti.
Në një video të publikuar në profilin e përbashkët të saj me Kim Kardashian në TikTok, North u shfaq e veshur si transmetuesi i njohur i “Twitch”, Kai Cenat.

Për transformimin, ajo kishte veshur një xhaketë gri, kravatë të kuqe, paruke dhe mjekër artificiale, duke imituar në mënyrë të përkryer stilin e humoristit dhe streamer-it të famshëm.
Ndërkohë, shoqet e saj zgjodhën kostume të frymëzuara nga personalitete të tjera të internetit.
Zgjedhja e North u bë menjëherë virale, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.
Fëmijët nuk shikojnë më filma vizatimorë, tani ndjekin Twitch – bota ka ndryshuar vërtet
-shkroi një përdorues.

Ndërsa një tjetër komentoi:
North e studion internetin sikur të ishte profesion i saj.
Pati edhe reagime pozitive, me shumë ndjekës që e vlerësuan origjinalitetin e saj.
North West sapo bëri bashkëpunimin më të mirë të Halloween-it të vitit 2025
-shkroi një komentues.
Shumë përdorues e panë këtë si shenjë të ndryshimit të brezave, duke theksuar se sot fama matet ndryshe:
Kur fëmijët e të famshmëve vishet si YouTuber-a dhe streamer-a, e kupton se ikonat e reja të kulturës janë online.
Kai Cenat, të cilin North zgjodhi të imitojë, është një nga figurat më të njohura të platformës Twitch dhe një simbol i ndikimit të mediave digjitale në kulturën moderne.





