Këngëtarja e njohur Rozana Radi ka bërë një deklaratë të papritur në emisionin “Goca dhe Gra”, ku foli hapur për marrëdhënien me vjehrrën dhe bashkëjetesën me të.
Gjatë bisedës, artistja u shpreh se jetesa me vjehrrën nuk është aspak negative, përkundrazi ajo do ta konsideronte si një përvojë të këndshme.
Unë mendoj që jetesa me vjehrrën nuk është gjë e keqe, përkundrazi, unë për veten time do ta kisha për kënaqësi ta kisha vjehrrën në shtëpi
-tha Rozana.
Ajo tregoi se ky mendim vjen nga mënyra si është rritur, duke theksuar se nëna e saj ka jetuar për një kohë me prindërit e bashkëshortit, gjë që e ka ndihmuar të krijojë një qasje pozitive ndaj familjes së zgjeruar.
Deklarata e Rozanës ka ngjallur reagime në rrjet, pasi prek një temë shpesh të ndjeshme në shoqërinë shqiptare — bashkëjetesën me vjehrrën — por këtë herë në një këndvështrim të ngrohtë dhe plot respekt.



