Jennifer Lopez kërkon ndihmën e magjisë për ta rikthyer Ben Affleck?

featured
Press Online
22 Tetor 2025, 22:15

Jennifer Lopez nuk e ka kapërcyer ende ndarjen me Ben Affleck dhe, sipas burimeve pranë saj, këngëtarja po i drejtohet praktikave shpirtërore dhe magjisë për ta rikthyer ish-bashkëshortin.

Sipas “RadarOnline”, Lopez është ende e lidhur emocionalisht me Affleck dhe po shpreson në një ribashkim, pavarësisht se çifti finalizoi divorcin vetëm pak kohë më parë.

Jennifer refuzon të pranojë se kjo histori ka përfunduar. Ajo është e bindur se midis tyre ekziston ende diçka dhe nuk mund të heqë dorë

-tha një burim për median amerikane.

Thuhet se artistja po shpenzon shuma të mëdha për lexime tarot, pastrime energjish dhe rregullime të çakrave, duke kërkuar çdo mënyrë për ta kapërcyer krizën emocionale dhe për ta rikthyer Benin në jetën e saj.

Megjithatë, njerëzit pranë saj e konsiderojnë këtë si një përpjekje të dëshpëruar.

Sikur djegia e sherbelës dhe këndimi nën hënën e re do ta bëjë Benin të kthehet

-tha një burim me ironi për “RadarOnline”.

Krahas problemeve në jetën private, Lopez po përballet edhe me vështirësi profesionale. Filmi i saj më i fundit, “Kiss of the Spider Woman”, nuk pati suksesin e pritur dhe u prit me kritika të ftohta.

Gazetari i “NY Post”, Johnny Oleksinski, shkroi se Lopez “po përjeton një seri humbjesh të mëdha — nga filmat pa jehonë, te koncertet e anuluara dhe tensionet në jetën personale.

Këto zhvillime tregojnë se Jennifer Lopez po kalon një periudhë të vështirë në çdo aspekt të jetës së saj, ndërsa përpiqet të rigjejë ekuilibrin emocional pas ndarjes së bujshme me Ben Affleck.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter