Graham Potter do të jetë trajneri i ri i kombëtares suedeze.
Potter do ta zëvendësojë Tomassonin, i cili u shkarkua pas humbjes nga Kosova me rezultatin 0-1 në ndeshjen e fundit kualifikuese për Kupën e Botës 2026, shkruan GazetaBlic Sport.
Sipas Federatës së Futbollit të Suedisë, qëllimi i angazhimit të Potter është të krijohen kushte optimale për të arritur në Kupën e Botës në verën e vitit 2026.
Trajneri i ri i ekipit kombëtar merr detyrën sot dhe do të fillojë menjëherë punën për ndeshjet e ardhshme kualifikuese të Kupës së Botës.
/GazetaBlic Sport